Kërkesa për kandidim e Saif al-Islam Gaddafi-t, djalit të liderit të rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi, për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 dhjetor, është refuzuar nga gjyqësori libian, njoftoi një zyrtar i vendit.

“Gjyqësori libian e hodhi poshtë kërkesën e Saif al-Islam Gaddafi-t për kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 24 dhjetorit, pasi për të ka një gjykim final”, tha zyrtari për AA në kushte anonimiteti.

Gaddafi shkoi personalisht në degën e Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve në qytetin Sebha më 14 nëntor dhe dorëzoi zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

Saif al-Islam Gaddafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit. Zyra e Kryeprokurorit Ushtarak të Libisë kishte lëshuar gjithashtu urdhër arresti për të me akuzat për “vrasje” dhe “përdorim mercenarësh”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re