Libia, rikthim te Gaddafi

6k5oeoms_saif-al-islam-gaddafi_625x300_14_November_21.webp.webp

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gaddafi ka të ngjarë të luajë me nostalgjinë për kryengritjen e vitit 2011 të mbështetur nga NATO-ja që rrëzoi babanë e tij, besojnë analistët.

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, u regjistrua të dielën si kandidat presidencial për zgjedhjet e 24 dhjetorit, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor.

Gaddafi është një nga figurat më të shquara që pritet të kandidojë për president, ku lista përfshin komandantin ushtarak lindor Khalifa Haftar, kryeministrin Abdul Hamid al-Dbeibah dhe kryetarin e parlamentit Aguil Saleh, raporton Reuters.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë Gadafin me mjekër gri dhe syze, me rroba tradicionale kafe dhe me një çallmë, duke nënshkruar dokumente në një qendër regjistrimi në qytetin jugor Sebi.

Votimi, ende i pasigurt

Megjithë mbështetjen publike të shumicës së fraksioneve libiane dhe forcave të huaja për zgjedhjet e 24 dhjetorit, votimi është ende i pasigurt pasi partitë rivale grinden për rregullat dhe oraret.

Në një konferencë të madhe në Paris të premten, u ra dakord që kushdo që pengon votimin do të sanksionohet, por ende nuk ka marrëveshje për rregullat që përcaktojnë se kush duhet të jetë në gjendje të kandidojë.

Megjithëse Gaddafi ka të ngjarë të luajë me nostalgjinë për epokëm e të atit, pas rënies dhe ekzekutimit të të cilit pasoi kaosi dhe dhuna, analistët thonë se ai mund të mos jetë i preferuari.

Shumë libianë ende e kujtojnë epokën e Gaddafit si një autokraci strikte dhe Saif al-Islam e figura të tjera nga regjimi i mëparshëm kanë qenë jashtë pushtetit për aq kohë sa mund të jetë e vështirë për ta të mobilizojnë po aq mbështetje sa rivalët e tyre kryesorë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë