Libianët mbushën xhamitë dhe sheshet duke veshur rrobat e tyre tradicionale për namazin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra libianë kanë falur namazin e Bajramit në Sheshin e Dëshmorëve në kryeqytetin Tripoli me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Presidencial, Mohammed al-Menfi dhe disa zyrtarëve të qeverisë.

Shumica e burrave libianë janë veshur me veshje tradicionale me 3 pjesë, të përbërë nga pantallona, ​​një këmishë të gjatë dhe një xhaketë ose jelek të lehtë e cila në gjuhën vendase quhet “zipin”.

Gjatë namazit të Bajramit janë bërë lutje për stabilitetin e Libisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re