Të gjithë nxënësit e arsimit 9-vjeçar i kanë përfituar librat shkollorë falas. Për herë të parë, këtë vit skemës së shpërndarjes ju shtuan klasa e 8 dhe e 9. Këto dy të fundit dhe klasat e fillores përfitojnë libra të rinj, ndërsa pjesa tjetër i merr ato të përdorur. Për këtë arsye, disa nga nxënësit shprehen se një pjesë e teksteve janë mjaft te dëmtuar.

 

“I mora librat. Ishin në gjendje shumë të keqe. Ishin të shkarravitura me stilolaps brenda, të plotësuara me laps.

Jam në klasë të 7. I mora librat, nuk ishin në gjendje shumë të mirë, ishin të shkruara me stilolaps, shumë faqe mungonin, ishin të grisura dhe kopertina jo në gjendje të mirë.

Jam në klasë të 9, librat ishin të rinj fringo në kuti.”

 

Një pjesë e prindërve thonë jashtë kamerave se librat falas i kanë lehtësuar nga disa shpenzime, por nga ana tjetër detyrohen të blejnë teksteve  për të zëvendësuar disa libra të keqpërdorur. Të tjerë preferojnë t’i blejnë të gjitha librat e rinj.

 

“Unë do t’i blej në librari. Prindërit më thonë të mos i marr të përdorur, sepse janë të shkarravitur dhe janë të plotësuar, i ke gati, dhe nuk mëson gjë.”

 

Mesatarisht  një familjeje me vetëm një fëmijë nga klasa e 1 deri në të 9, paketa e plotë e librave do t’i kushtonte nga 3 mijë deri në 9 mijë lekë të reja, pa përfshirë këtu bazën  tjetër materiale mësimore. Ndërsa për gjimnazet këto çmime variojnë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja për të gjitha tekstet dhe nuk përfshihen në skemën e shpërndarjes së teksteve falas, përveç kategorive të veçanta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re