Home SHQIPERIA Libra falas por të dëmtuar/ Ankohen nxënësit: Tekstet e përdorura me ushtrime të plotësuara

Libra falas por të dëmtuar/ Ankohen nxënësit: Tekstet e përdorura me ushtrime të plotësuara

0
Libra falas por të dëmtuar/ Ankohen nxënësit: Tekstet e përdorura me ushtrime të plotësuara

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Të gjithë nxënësit e ciklit 9 vjeçar u pajisën në fillim të këtij viti shkollor me libra falas, por njëkohësisht edhe të përdorur. Fëmijët shprehen kritikë, pasi një pjesë e mirë e teksteve shkollore nuk janë të mbajtura siç duhet.

 

 

Amela Zefi, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në kryeqytet tregon për Vizion Plus se në të gjithë librat që ajo ka marrë nuk është fshirë asnjë shënim dhe se të gjitha ushtrimet janë të plotësuara.

 

 

AMELA ZEFI

NXËNËSE

Janë shumë të vjetër dhe disa faqe janë të grisura dhe normal mund ti marrim të vjetër librat janë shumë të përdorur. Mësuesja thotë fshijini dhe mbrapa mund ti plotësoni ose mund ti bëjmë në fletoret e klasës. Ajo vjen afër bankës dhe thotë pse e ke shkruar dhe e ke fshirë prapë, pse po e kopjon. Është e gjitha me shkrim nga fundi në fillim.

Këto nuk janë të fshira?

Jo nuk janë të fshira.

Ky nuk është shkrimi yt?

Jo.

 

Edhe nxënës të tjerë të klasave të ndryshme kanë të njëjtin problem.

 

 

 NXËNËS

Janë të grisura dhe të zhgarravitur. A janë të përdorur librat e tu? Po. Krejt shënimet janë të plotësuara.

 

 

Eksperti i arsimit Qemal Çejku shprehet se librat e përdorur nuk duhet të ekzistojnë fare. Sipas tij, tekste të tilla prishin procesin mësimor dhe ulin nivelin e të nxënit.

 

 

QEMAL ÇEJKU

EKSPERT ARSIMI

Tekstet e përdorura ose të pastruara siç I thonë në gjuhën e institucioneve arsimore nuk duhet të ekzistojnë më sepse cënojnë orën e mësimit, mësimdhënien dhe cilësinë në arsim. Është shumë e ndershme qaë të thuhet se libri bën x lekë. Kur themi se kemi libra të përdorur nuk kemi mësim, pothuajse nuk kemi mësim fare.

 

Qëllimi kryesor i ministrisë së Arsimit për dhënien e librave falas për të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar është për të lehtësuar barrën financiare të familjeve shqiptare.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë