Duke nisur nga shtatori, të gjithë nxënësit deri në klasë të tretë do të marrin libra falas dhe të papërdorur, që nuk do të duhet t’i kthejnë më.

 

Vendimi i ministrisë së Arsimit në mes të vitit shkollor, ku aktualisht vetëm klasa e parë përfiton tekste të reja, vjen me arsyetimin se shumë shënime nuk mund të fshihen dhe se fëmijët janë të vegjël e nuk mund t’i mirëmbajnë librat.

 

I këtij mendimi është edhe ekspertja e arsimit, Irida Sina, e cila është kundër librave te plotësuar.

 

Si shembull ajo sjell rastin e vajzës së saj, të cilës ia ka blerë librat, duke mos e lënë që të punojë në tekste të pafshira.

 

IRIDA SINA

EKSPERTE ARSIMI

 

Është një ndryshim që do ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e arsimit tek fëmijët e kësaj grupmoshe. Kaluam nëj klasë të dytë që në fillim nuk arritëm që t’i gjenim dot të gjithë librat në kohë. Të jem realiste ia bleva të gjitha librat sepse kuptova sidomos në lëndën e matematikës, edhe në lëndën e gjuhës se ishte e pamundur të punoje sepse sido të jetë lë gjurmë. Një fëmijë i klasës së dytë do mundohet të lexojë mes reshtave të fshira me gomë që ata diçka ta kenë gati dhe të mos e bëjë vetë. Për mua është e rëndësishme që tekstet ti kenë të reja.

 

Ekspertja Valbona Nathanaili propozon që ky ndryshim i bërë për vitet e ardhshme shkollore të përfshijë të gjithë arsimin fillor.

 

VALBONA NATHANAILI

EKSPERTE ARSIMI

 

Një nga kënaqësitë kur fillojnë shkollën është natyrisht edhe marrja e teksteve të reja. Jo vetëm nga klasa e parë në të tretën, por ndoshta deri në klasë të pestë kujdesi që kanë për librin nuk mund të krahasohet me atë të një të rrituri. Librat e fillores janë librat bazë dhe mund ti mbajën dhe për bibliotekë personale dhe t’u bëhet kulturë libri.

 

Sa i takon nxënësve nga klasa e katërt në të nëntë, ata do të vazhdojnë të pajisen çdo fillimviti me tekste të përdorura, të cilat duhet t’i kthejnë sërish deri në tre vite më vonë.

 

 

 

LIBRA TE RINJ PER FILLOREN

 

TEKSTET DO TE JENE TE PAPERDORURA DERI NE KLASEN E 3-të

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re