Ka mbërritur në brigjet shqiptare, më saktë në Portin e Shëngjinit, anija e parë me emigrantë e shpëtuar në Detin Mesdhe, të cilët do akomodohen në kampet e ngritura në Gjadër, sipas marrëvëshjes Rama-Meloni.

Është anija “Libra” e Marinës italiane, e cila për ironi mban emrin e partisë jetëpakët të Ben Blushit, e cila u nis dje e mbërriti sot me 16 emigrantët e parë.

Bëhet fjalë për dhjetë egjiptianë dhe gjashtë bangladeshas, të cilët ishin nisur me anije nga Sambrata dhe Zuara, Libi.

Sipas medias italiane, kostoja totale e udhëtimit të kësaj anije i kalon 250.000 euro. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re