Televizioni shtetëror norvegjez NRK njoftoi se libri “2083: Një Deklarata Europiane e Pavarësisë”, e cila përmban Manifestoin racist të vrasësit Anders Breivik, u shit nga librari online Adlibris.

Pas zbulimit të këtij skandali, drejtori i librarisë online në fjalë, Sakari Luovio tha se është i “tmerrshëm” fakti se ky libër u gjet në shitje, e më tej shtoi se manifesti i Breivikut u tërhoq me shpejtësi nga shitja.

“Kur mësuam se libri në fjalë shitet përmes librarisë sonë online, ndërhymë menjëherë. Të ardhurat nga shitja e libirit do t’ia dhurojmë ndonjë organizate humanitare”, tha Luovio.

Po si ka ndodhur kjo?

Ai rikujtoi se librat dalin në shitje përmes faqeve të ndryshme.

“Kemi mbi 15 milionë përdorues dhe ata mund të ofrojnë librat e tyre që duan të shesin. Është shumë vështirë të kontrollojmë çdo libër në librarinë tonë online, por në rast të ankesës për ndonjë libër, ne e heqim nga shitja”, tha Luovio.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të garantojë që ky libër të mos jetë më në shitje, sepse, siç tha, aktualisht nuk ekziston asnjë sistem që mund të bllokojë daljen e librave me përmbajtje të diskutueshme.

Më 22 korrik 2011, Breivik vrau 8 persona para Zyrës së Kryeministrisë në Oslo dhe pastaj qëlloi për vdekje 69 persona në ishullin e afërt Uto, ku ishte organizuar një kamp veror për të rinjtë. Kjo ishte masakra më e madhe në historinë e re të Norvegjisë.

Breivik, i cili para gjykatës se tha se “pendohej sepse nuk vrau më shumë njerëz”, u dënua me 21 vjet burg.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re