Skip to content

Librazhd/ Gjuan me gurë vjehrrin se iu afrua banesës së saj, procedohen të dy

Një grua 36 vjeç është proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi ka qëlluar me gurë vjehrrin e saj K.J 62 vjeçar i cili i ishte afruar banesës së saj dhe pse gjykata i kishte dhënë gruas urdhër mbrojtjeje prej tij. Procedim ka nisur dhe ndaj të moshuarit pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatës.

Njoftimi i policisë:

Procedohet në gjendje të lirë H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi shtetasja H. J. e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj vjerrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me mjet të fortë (gurë), sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb