Një grua ka vdekur në vend, ndërkohë që dy të tjera kanë mbetur të plagosura.

Ky është bilanci paraprak i një aksidenti të rëndë që ndodhi në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”.

Policia bën me dije se një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan.

“Si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka humbur jetën, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus”- njofton policia.

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës,

si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re