Libri që ka shkruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me titull “Një botë më e drejtë është e mundur” nëpërmjet organizimit nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke u promovua në ekranet led në sheshin “Times” dhe në rrugët dhe bulevardet në qendër të New Yorkut në SHBA.

Me rastin e promovimit të librit të Erdoğan-it me titull “Një botë më e drejtë është e mundur”, prezantimet u bënë në disa ekrane led dhe në disa kamionë të lëvizshëm në sheshin “Times” dhe në rrugët dhe bulevardet në qendër të New Yorkut.

Në promovimin e kryer me organizim të Kryesisë së komunikimeve, libri i presidentit Erdoğan u prezantua në anglisht bashkë me pamjet e tij.

Libri i cili përfshin dilemat e politikës globale, kryesisht padrejtësinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe armiqësinë ndaj Islamit, iu prezantua edhe liderëve të vendeve anëtare ku presidenti Erdoğan do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re