Këtyre ditëve, profesori universitar nga Maqedonia, sociologu Ali Pajaziti, opinionit shkencor dhe më gjerë i solli një libër të ri, veprën Islamët shqiptarë: Trendet, lëvizjet dhe aktorët e rinj islamikë në albanosferë në 25 vitet e tranzicionit, një vështrim sociologjik (Samizdat, Shkup, 2018, 102 fq.)

Pjesa e parë e kësaj vepre jep një histori të islamit në Ballkan, e dyta flet për Paqën Osmane (Pax Ottomana) dhe ballkanizimin, e treta për revitalizimin e fesë në vitet 1990 dhe rilindjen islame, për neo-otomanizmin dhe islamofobinë, e katërta për islamin tradicional dhe lëvizjet e reja në albanosferë, dhe e fundit, apo e pesta, paraqet një analizë të raporteve Blumi, Krasniqi dhe Kursani.

Literatura e shfrytëzuar është e gjuhëve të ndryshme, ndërsa burimet përbëhen nga ato tekstuale-shkrimore, dokumentare, video-shënimet, virtuale etj.

Origjinaliteti qëndron në të dhënat apo gjetjet nga terreni, në fokusimin te narracioni i gjallë i disa aktorëve dhe dëshmitarëve të kohës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që me qasjen e tyre në mënyrë shumë të natyrshme kanë përshkruar ravijëzimet fetare-islame ndër ne.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re