Ish-drejtoresha e burgut të grave Xhoi Jakaj, përmes një analize të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, shprehet se shqiptarët janë populli më i çuditshëm i botës.

Duke u ndalur te Panairi i Librit, Jakaj shprehet se është e pamundur që të njihesh me ndonjë botim në qetësi, pasi zhurma e njerëzve të mbyt që në hyrje.

Po ashtu Jakaj ka komentuar dhe shembjen e banesave në Astir, ku dënon njerëzit që protestojnë në rrjetet sociale, dhe nuk kanë shkuar asnjë ditë pranë atyre njerëzve që kanë nevojë.

“Gjithçka e bërë për fasadë ju ndihmon të shfryni nervat ose ti qetësoni ato, në një moment, por nuk është e dobishme as nuk ju shërben për asgjë …. mbroni sistemin nervor nga kotësira, dhe ato gjera të pavlerë që nuk prodhojnë shëndet për trupin e mendjen!!!!”, është këshilla e Jakajt për këtë të dielë.

Postimi i plotë i Jakajt:

Analiza e javës:

Jemi populli me i çuditshëm në botë:

Ja disa arsye:

1- Hapet panairi i librit e ka aq shumë rradhë sa mbytesh po të hysh në pallat kongreseve.( le pastaj të kesh mundësi të dëgjosh apo shijosh në paqe e qetësi ndonjë promovim libri është mision imposibile ) ?!

2-Ka me shumicë autorë të ndryshëm vip ku për çudi flitet vetëm për ata edhe nëse libri i tyre nuk vlen dy grosh, por ajo që bie më së shumti në sy e bën bujë të madhe ,është se të gjithë ne si popull bëhemi kritik arti në rrjetet sociale pa na pyetur as paguar njeri, ( edhe kur ndonjë prej tyre as emrin e tij nuk e shkruan saktë )

3-Kthehet në itali pas mujash kërkime Alvini i vogël dhe nuk mbetet Tv shqiptar pa bërë një emision për të, por nuk orvaten pak tê investigojnë,kuptojnë , e ndihmojnë dhjetra mijra të tjerë të humbur në kampe, ( tre dite ishte çudia dhe u harrua, aq zgjati misioni i tyre sa për të fituar një lloj audience fasade ) E doli Libri Vip që prodhon lajm e audiencë më shumë!

4- Shemben banesat në astir dhe pjesa më e madhe bëjnë sehir …. ( kryesisht protestojnë në fb dhe pas 2-3 ditësh ata harrohen e lihen në mëshirë të fatit pa asnjë lloj mbështetje përvec Klevis Balliut që del para kamerave e thotë kur vijë PD pushtet do ju japim leket e shtëpive me çmimin e tregut, ku kishin premtuar mbështetje për ata njerez që nuk kanë marre gjysma prej tyre as ato paratë e kompensimit e kalvari i vuajtjeve vazhdon )??

5-Hidhet një vajzë nga pallati në rreshen ndërkohë që ishte studente por edhe madhore ,ndjesë paste o zot ,e gjetë parajsën në botën e pertejme , la dhimbje pafund për prindërit e saj pikësepari që nuk kishin mundësi ti ofronin me shumë.

Dhe prindi kurrë nuk duhet gjykuar për nivelin ekonomik që femijëve nuk u dha gjithë botën që ata deshirojnë?

Por edhe me shumë shtohet kjo dhimbja e ky makth kur të gjithë bëjnë copy një status të Mirush Kabashit e për me keq bëjnë një lloj politike me vdekjen e varfërinë.
Zot ruaje këtë vend nga çmenduritë kolektive të rrjeteve sociale,

Këshilla ime:

Gjithcka e bërë për fasadë ju ndihmon të shfryni nervat ose ti qetësoni ato,në një moment, por nuk është e dobishme as nuk ju shërben për asgjë …. mbroni sistemin nervor nga kotësira, dhe ato gjera të pavlerë që nuk prodhojnë shendet per trupin e mendjen.!!!!

Diele të qetë në vatrat tuaja me familjen ,dhe modelin që gjithsejcili përpiqet ta ndërtojë ashtu si mundet me apo pa sakrifica mos gjykoni por ndihmoni…. për të përhapur lajme të mira e të paqta se jeta është shumë e shkurtër. Ikën sa hap e mbyll sytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re