Skip to content

Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian!

1571768822 105 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

 

 

Nga Ilir Shyta

Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

Rikthehet në skenë Anisa Markarian. Gracka e saj ka qenë romani i ri “15 ditë prilli”, që ajo promovoi në ambientet e Art Turbina në kryeqytet. Teksa vijoi promovimi i librit, njëherazi miqtë e saj aktorë dhe Markarian vetë, inskenuan copëza nga romani i saj i ri, duke e risjellë të pa pluhurosur, si dikur plot shkëlqim, mes shqiptarësh.

 

1571768819 594 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

Duartrokitje të gjata, radhë e gjatë për një foto apo përsëri radhë e gjatë për ta takuar dhe çmallur. Një rrugë e dy punë, promovim libri dhe interpretim në skenë, ka qenë rrugëtimi i këtij spektakli, që do mbahet gjatë në memorien e shikuesve që kishin tejmbushur art turbinën… Si dikur nën refrenin kinematografik “ka motor”, Anisa erdhi e ngrohtë mes roleve të saj në filmin artistik shqiptar.

 

1571768820 869 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

Përcollën mjaft emocion figurat e saj të realizuara mrekullisht në vite, te“Në çdo stinë”; “Vajzat me kordele të kuqe”; “Pranvera s’erdhi vetëm; dhe “Ngjyrat e moshës”. Shumë emocion solli në promovim muzika brilante e Aleksandër Peçit, e cila ishte melodia shoqëruese e kësaj mbrëmje magjike, sikurse romani i saj me gjurmë të theksuara të Reaalizmit Magjik “15 ditë prilli”, një botim i shtëpisë botuese Çabej.

 

1571768821 429 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

Pjesa kulmore e promovimit ishte një miniintervistë e autores së romanit me gazetarin e njohur Adi Krasta. Mozaiku i interpretimit të këtij promivimi me element artistikë, ishin edhe aktorët, shokë të jetës së saj, Rajmonda Bulku, Ardian Cerga dhe Karafi Shena, të cilët të gjithë bashkë me Anisa Markarian, rrëmbyen duartrokitjet e gjata të publikut mbasditetn e 21 tetorit.

 

1571768821 858 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

Fundi i aktivitetit ngjau sikurse me fundin e një filmi, pikërisht në ndezjen e dritave të skenës, për të marrë një copëz Anisë me vete në përditshmëri…

 

1571768822 105 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

 

 

1571768822 346 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

 

 

1571768823 791 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

 

 

1571768823 125 Libri rikthen ne skene aktoren Anisa Markarian

 

 Aktoret Shqiptare

/aktoretshqiptare.info