Ish-drejtoresha e “Tatimeve”, tashmë zyrtare e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj për Panorama TV ka komentuar projektligjin e qeverisë për të legalizuar kanabisin për qëllim mjekësore, ku tha se kjo nismë nuk i shërben popullit shqiptar dhe se është e palogjikshme për tregun tonë.
Shehaj tha se vendi ynë vazhdon dhe kultivon lëndë narkotike në çdo cep dhe se miratimi i këtij projekt ligji nuk plagën e arrestimit të të rinjve për 8 gram hashash.
Sakaq shtoi se bizneset që do bëhen pjesë e kësaj nisme rrezikojnë të falimentojë pasi kompanitë që e blenë kanabisin për shërbime mjekësore kanë treg më të gjerë në vendet e tjera dhe nuk ofrohen për ta marrë atë në Rajon.
Pjesë nga biseda:
“Kanabisi është gjithandej, jemi bërë një vend i drograve të forta, kjo situatë më duket jo normale dhe e palogjikshme që një biznes të marrë licencë për të prodhuar kanabis për qëllime mjekësore. Do jetë ndonjë kamuflim, do përdoret për ndonjë kamuflim këto licenca, pasi kostot janë të larta dhe të pavlera. Kur qeveria bën një nisëm në logjikë do të thotë që unë po bëj ligjore diçka që është antiligjore, për ata që marrin licencën është biznes. Çfarë zgjidh shteti nëse një biznesmen normal mund ta ndërmarrë këtë licence dhe brenda një viti të falimentojë, kur këtu janë shtuar taksat. Në momentin që nuk zgjidhet asgjë, do jetë një moment për të kamufluar një biznes të jashtëligjshëm.
Nuk i shërben askujt kjo nisëm, as popullit. Këta që 600 mijë që ka pyetur Edi Rama në mënyrën si e bën pyetjen, ku janë të lirë ata që mbjellin masivisht, nuk ke familje që mos kesh një familjar të burgosur për punën në këto plantacione të paligjshme. Këta njerëz nuk e kanë bërë diskutimin që bëjmë ne sot, është një fenomen aq masiv kur njerëz janë arrestuar për 8 gram. Logjikisht kur ka plagë, thotë legalizoje. Ai projektligj duhet të ketë standarde që duhet të miratohet, nuk më duket që po bëhet për rregullimin e këtij tregu por për të kamufluar një dështim të madh. Nuk kam parë deri më sot që një ligj i Ramës nuk i ka shërbyer dikujt. Është pa asnjë logjikë ekonomike dhe në një vend ku plaga e hashashit është shumë e madhe dhe fenomeni i mbjelljes është i shtrirë në gjithë Shqipërinë, nuk e zgjidh këtë treg.
Këto licenca që do jepen kanë disa kritere, sasia që do jepet është e vogël dhe ndikimi në tregun ligjor është shumë i vogël. Kompanitë që e përdorin për medikamente e prodhojnë vetë dhe nuk kanë nevojë ta marrin nga vendet e rajonit, nuk do mbushim ne rrugët e Amsterdamit apo në ato vende ku përdorimi është i lejuar. Ata e kanë tregun, nuk është bërë për diçka rentabël por për të mbuluar diçka tjetër me kohë.
Hashashi mbillet kudo tek ne, nuk ka çfarë të dalë nga kontrolli me këtë nisëm”, tha ajo.
