Subscribe

Liceu Artistik “Jordan Misja” kremton sot 77-vjetorin e krijimit të tij. Prej dekadash kjo shkollë vijon të nxjerrë qindra artistë që sot janë pjesë jo vetëm e skenave shqiptare por edhe atyre ndërkombëtare. Në këtw përvjetor në ambientet e institucionit janë organizuar muzeume, ekspozita me foto të ish-studentëve dhe profesorëve që kanë qenë gur themeli për ndërtimin e kësaj shkolle si dhe një koncert operistik që do të kulmojë në mbrëmje.

Për herë të parë nxënësit e liceut do të vënë në skenë Operën “Dasma e Figaros” nga Moxarti e cila vjen nën regjinë e Klaudia Hilës.

Në bankat e kësaj shkolle mësuan shumë figura të ndritura të artit e muzikës shqiptare, por edhe shume të tjerë që sot janë figura publike, prandaj drejtuesit e liceut artitik ftojnë të gjithë ish-studentët, por edhe ish-stafin akademik për t’iu bashkuar festës së tyre./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re