Përgatitjet e Indisë për takimin e rëndësishëm të 20 ekonomive botërore, gjatë kësaj fundjave, kanë përfunduar ndërsa liderët pritet të diskutojnë për zhvillimet në  botën me fokus ekonominë dhe gjeopolitikën.

 

Presidenti i SHBA Joe Biden mbërrin në takim me plane të qarta për të kundërshtuar agresionin ushtarak dhe ekonomik në rritje nga Rusia dhe Kina. Ai pritet gjithashtu të shprehë përkushtimin amerikan ndaj vendeve në zhvillim.

 

Ata që nuk do marrin pjesë në takimin e rëndësishëm, janë lideri kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin.

 

Perfaqesimi i Pekinit me kryeministrin po shihet si mungesë interesi për të zgjidhur marrëdhëniet e ngrira mes Kinës dhe Indisë.

 

Edhe mungesa e Putin për të dytin vit rradhazi në takimin e G20 konsiderohet si ndarje me Indinë. Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, India ka mabjtur një qëndrim neutral duke abstenuar në votimet për rezolutat e OKB që dënojnë Mosken

 

Ndërsa për mungesën e Putin në Samit, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se kreu i kremlinit ka frikë të marrë përgjegjësinë për ngjarjet e dy viteve të fundit.  Sunak është zotuar gjithashtu se do flasë me liderin Indian Narenda Modi për të ndryshuar qasjen e tij ndaj Moskës.

Pavarësisht ‘bojkotit’ rus dhe kinez, samiti i kësaj fundjave është një shans i mirë për Indinë për të treguar se është një fuqi botërore e besueshme, duke balancuar si marrëdhëniet e saj tradicionale me Perëndimin ashtu edhe grupimet e reja si BRICS.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re