Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë më 28-29 shkurt.

Mësohet se fokus i takimit do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu ne kete samit pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni për vendet e Ballkanit, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re