Liderët e Koresë Jugore dhe asaj Veriore Moon dhe Kim sot janë marrë vesh që ta përfundojnë luftën e gjatë shtatë dekada dhe të punojnë në “denuklearizim të plotë” të Gadishullit Korean, shkruan “Bloomberg”.

Dy presidentët kanë publikuar se është arritur marrëveshje pas takimit historik në kufi të këtyre dy shteteve, në vizitën e parë të liderit të Koresë Verore në Jug. Vendet teknikisht ishin në luftë prej vitit 1950, ndërsa marrëveshja paqësore kurrë nuk është nënshkruar zyrtarisht.

Dy palët kanë “konfirmuar qëllimin e përbashkët për Gadishullin Korean pa armatim nuklear nëpërmes të denuklearizimit të plotë”. Koreja Jugore dhe ajo Veriore janë pajtuar që të vazhdojnë të pranojnë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për denuklarizimin e gadishullit, pretendohet në kumtesë. Siç lajmëron “Bloomberg” nuk është sqaruar në detaje se çfarë do të thotë kjo.

Marrëveshja ka pasuar pas uljes së tensioneve, të cilat vitin e kaluar kanë arritur kufirin e konfliktit pasi Pheniani kishte zbatuar një sërë provash nukleare dhe balistike. Kim Jong-un po planifikon që së shpejti ta takojë edhe presidentin e SHBA Donald Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re