Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, në një takim ku marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, në një lidhje direkte me gazetarin Roland Ziri në edicionin qendror të lajmeve, bëri me dije se aktualisht liderët janë mbledhur në një darkë joformale.

“Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një darkë joformale që do t’i prijë takimit të nesërmen ku liderët e BP do të ulen në të njëjtën tryezë me liderrët e BE dhe SHBA për të diskutuar më tej të ardhmen e tyre europiane”, tha ajo.

Mema bëri gjithashtu me dije se nesër do të diskutohet plani ekonomik i Bashkimit Europian për vendet e rajonit, të cilat do të marrin një fond prej 6 miliardë eurosh, por me kushtin që të përmbushin reformat e kërkuara.

“Ajo që do të diskutohet nesër është plani ekonomik që BE ka vendosur për BP. Shuma 6 miliardë euro duhet të shfrytëzohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor për 3 vjet, nga 2024 deri në 2027”, tha Mema. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re