Pas shtatë orëve negociatat midis kryeministrit të maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe kreut të opozitës Hristijan Mickoski për ligjin për Prokurorinë Publike, I cili është një nga kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian për Integrimin,  liderët nuk arritën të pajtohen.

Nga njëra anë Shefi i qeverisë Zaev ka propozuar ngritjen e një prokurorie të re për korrupsionin në nivelit të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, i cili do të shqyrtojë  krimin dhe korruspionin edhe të zyrtarëve  aktualë në pushtet.

Ndërkohë që opozita kërkoi që me ligj të anulohen të gjitha çështjet e Prokurorisë Publike Speciale që janë hapur pas 30 qershorit të 2017 dhe të transferohen në organin e ri të akuzës.

Kreu I qeverisë u kërkoi falje të gjithë gazetarëve të cilët kanë qëndruar deri në orët 3 të mëngjesi Të ditës së sotme në pritje të deklaratave të krerëve të partive.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundër për të arritur marrëveshje, për ti dhënë deklaratat e para.

 

Gjithashtu më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re