Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se gjatë bisedës të dy liderët folën për marrëdhëniet Turqi-Gjemani dhe çështjet rajonale, veçanërisht për luftën Rusi-Ukrainë.

Erdoğan theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Berlinit, si dhe ruajtjen e bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha nivelet.

Presidenti turk po ashtu theksoi se vendi i tij ka vazhduar me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re