Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të qartë lidhur me pasardhësin e tij në krye të PD-së.

I pyetur se kush do të ishte pasardhësi i tij, Berisha theksoi se lideri i një partie ka një mision të qartë sipas tij, të çojë partinë në fitore dhe jo të krijojë kopje të tij.

Ai shtoi se kjo është e drejta e anëtarëve të PD-së të zgjedhin udhëheqësin që ata preferojnë.

” Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia“, u shpreh Berisha gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

I pyetur nëse do të jetë një nga anëtarët e familjes së tij, ai sqaroi se nga familja e tij nuk ka ndonjë kandidat për këtë pozicion, duke përmendur se as vajza, as djali dhe as dhëndri i tij nuk janë të përfshirë në asnjë listë për të udhëhequr partinë.

Berisha ka theksuar gjithashtu se angazhimi i tij politik ka qenë gjithmonë në funksion të interesave të partisë dhe jo për përfitime personale.

“Lideri i një partie politike ka mission të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë.

Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im”, tha kryedemokrati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko