Lideri politik i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, Ismail Haniyeh, u dërgoi një letër udhëheqësve të më shumë se 30 vendeve arabe dhe muslimane dhe i paralajmëroi ata për rreziqet që vijnë nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Haniyeh shkruan në letër se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin ishte një gabim i madh politik, strategjikisht i dëmshëm për interesat e botës islame, si dhe një goditje me “thikë pas shpine” për popullin palestinez.

Duke shprehur zemërimin që disa vende arabe, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Haniyeh deklaroi në letër se çdo veprim i ngjashëm në botën islame është shumë i rrezikshëm.

Ai tha se Izraeli është dhe do të jetë armiku i parë i përbashkët i të gjitha vendeve muslimane dhe arabe.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin rrezikon sigurinë, shkel normat dhe deklaratat e Bashkimit Arab dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Vetëm forcat pushtuese izraelite përfitojnë nga normalizimi dhe humbësit më të mëdhenj do të jenë vendet që fillojnë një normalizim të tillë,” tha udhëheqësi i Hamasit.

Haniyeh më tej deklaroi në letër se qëndrimet e pakta, politikisht, njerëzisht dhe strategjikisht të pabazuara të vendeve që pretendojnë të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, janë jo për hir të interesave palestineze.

Deklarata nga Hamasi gjithsesi nuk u zbuloi se cilëve  udhëheqës iu është dërguar letra nga Haniyeh.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në mes të shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, dhe më pas ishin autoritetet e Sudanit dhe Marokut që bënë të njëjtën gjë.

Më parë, vetëm Egjipti (që nga viti 1979) dhe Jordania (që nga viti 1994) ishin vende të botës arabe që kishin vendosur marrëdhënie me Izraelin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re