Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh tha se ngjarjet në Kudsin Lindor nën pushtim janë të pafalshme.

Lidhur me çështjen, faqja zyrtare në internet e Hamasit publikoi deklaratat e Taher al-Nunu, këshilltari për media i Haniyeh.

Al-Nunu tha se disa palë kanë kontaktuar me liderin e Lëvizjes që ngjarjet të mos përshkallëzohen dhe se Haniyeh palëve në fjalë u ka thënë se “Ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa janë të pafalshme. Rezistenca do të vazhdojë rrugën e saj deri kur pushtimi të shkulet nga territoret tona dhe Kudsi ynë”.

Duke vënë në dukje se Haniyeh ka refuzuar t’u japë ndonjë fjalë apo garanci palëve që e kontaktuan atë në lidhje me situatat e mundshme në territoret e pushtuara palestineze, Al-Nunu theksoi se lideri i Hamasit ka nënvizuar se “ngjarjet nënkuptojnë sulm ndaj çdo muslimani të lirë në botë”.

– “Marshimi i flamurit” provokues

Me rastin e pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli në vitin 1967, dje në Kudsin Lindor kolonët hebrenj fanatikë të ekstremit të djathtë mbajtën “Marshimin provokues të flamurit”. Grupi i përbërë nga mijëra kolonë hebrenj u mblodh në Derën e Damaskut, simbolin e Qytetit të Vjetër duke mbajtur në duar flamuj izraelitë.

Teksa disa nga grupet kolone, hodhën slogane “vdekje arabëve” të cilët shkaktuan reagime, ka tërhequr vëmendjen se policia izraelite nuk ndërhyri ndaj kolonëve hebrenj.

Gjithashtu policia izraelite pengoi hyrjen e palestinezëve në rajon me barrikadat e shumta që vendosi në zonën përreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor.

Policia izraelite e cila ndërhyri ashpër ndaj atyre që u përpoqën e marshojnë me flamuj palestinezë në bulevardin Salah al-Din në afërsi të Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor, u përpoq të shpërndajë palestinezët duke ndërhyrë ndaj tyre me gaz lotsjellës, plumba plastikë, bomba zëri dhe me policë me kuaj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re