Lideri francez i opozitës Jean-Luc Melenchon tha se kishte urrejtje ndaj muslimanëve në Francë, nën maskën e sekularizmit.

“Sekularizmi nuk do të thotë urrejtje ndaj fesë,” i tha BFM-TV politikani, një ish-kandidat presidencial francez, udhëheqës i lëvizjes së majtë Franca e Pamposhtur dhe një anëtar i parlamentit nga rajoni Mediterano me një popullsi të madhe muslimane.

Melenchon tha se muslimanët duhet të respektohen dhe se dyshimi i vazhdueshëm për atë komunitet fetar më në fund duhet të marrë fund.

Ai shtoi se do të vazhdonte të përsëriste deklarata të tilla dhe të ngjashme, megjithëse disa njerëz nuk do ta pëlqejnë atë, duke theksuar se ai kundërshton me forcë urrejtjen ndaj muslimanëve.

Duke vënë në dukje se ai tashmë ka marrë nënshkrimet e 150,000 qytetarëve në mbështetje të kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale 2022, Melenchon tha se metoda e luftës ndaj terrorizmit në Francë duhet të ndryshohet.

Vërejtjet e tij pasuan deklaratat e fundit anti-islamike nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe politikanë të tjerë francezë.

Franca ka qenë një skenë e shpeshtë e aktiviteteve anti-islame për disa vjet, dhe Macron provokoi kritika dhe reagime veçanërisht të mprehta nga bota islame me fjalimin e tij mbi krizën e pretenduar të Islamit dhe nevojën për të ristrukturuar këtë fe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re