NGA AGRON GJEKMARKAJ
Urime të përzemërta zotit Udri për 7 Qarqet që “Vula” i besoji për të drejtuar në fushatën e rikthimit dinjitoz të Liderit të vogël historik më 29 Korrik! Lideri po kthehet si kalores. Gjithmonë kemi patur besim tek Udri qëkur u shfaq si meteor në politiken shqiptare. Elokuenca ka qene pika e tij e forte. Inteligjenca krahu i djathte.
Mendimi ai i majti. Vezët forca propulsive e aksionit. Ai është njeri modest, ka pranuar vetëm shtatë, ndonëse aftësitë dhe mundësitë i ka për shumë më tepër! E ka bere ketë se nuk ka dashur te komplekseje Zupin, Dupin, Dokupin e të tjeret qe të marrin se paku nga 5-6 qarqe që ta ndjekin si shembull pozitiv.
Gjithsesi emocionohemi kur shohim se si një bir i thjeshte i popullit punonjës me përkushtim templarësh ndaj Vulës bën mrekullira. Për të ajo është si Grali i Shenjtë.
Ai ja del te kryej detyrat e dhëna pa u demoralizuar. Partinë që nuk e ekziston e riben. Mungesa e njerëzve i bën shoqëri. Vështirësitë janë shtroja dhe mbuloja. Horizonti është pika e shikimit. Pa rëne në peshe apo depresion nga turpi. Me 8 luanë të tillë vula kafshon gjithë politiken. Ajo i kthen dinjitetin opozitës dhe shpresën vendit. Tek kompjuteri i Udrit hidhen themelet e se ardhmes se Liderit të vogël historik. Aty vula bën jatak. Qe ankuar Belo i gjore se i vodhën kompjuterin me shënime e kujtime. Me që dukur qaramanllëk. I thashë të jap kompjuterin tim bashke me satirat po vari turinjtë ju duk shpoti.
Kompjuteri i Udrit mos e dhente Zoti të humbasë se nuk mbetet asgjë nga vula. Pastaj s’ka anëtarë e as zgjedhje në fund të korrikut. Ky po qe do ishte hall. Shqipëria po pret Liderin hypur mbi kompjuterin e Udrit si Pegaso aty ku prehen miliona mbështetës të Vulës .