Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje në këtë forcë politike, referuar garës për lidershpin që do mbahet më 29 korrik, ku Lulzim Basha konkurron me Gjergji Hanin.

bardhi-5

Gazment Bardhi, në një intervistë për News24, u shpreh se: “Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar të PD-së në 29 korrik nuk ka zgjedhje për kryetarin e PD. Unë i qëndroj këtij standardi.”

I pyetur nëse do i konsiderojë nul, deputeti demokrat u përgjigj: “Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja.

Do vazhdojmë t’i shërbejmë anëtarët të PD dhe qytetarëve që kërkon që opozita të jetë në misionin e saj.

Kush do të luftojë për karrige le ta bëjë. Unë s’kam hyrë për ta bërë këtë, por për të luftuar për ide. Nuk ka deklaruar njeri prej nesh se jemi larguar nga PD dhe të jeni të sigurt se s’do largohemi. Nuk duhet të ishte hyrë në këtë proces antistatutor, është harxhim energjish dhe dëm për PD.

Nuk  kam në dorë se çfarë qëndrimesh bëjnë të tjerët. Çdo gjë që kam në dorë për të mos lejuar dobësimin e PD-së do i mbaj qëndrimet e mia në mënyrë publike, në institucionet e partisë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re