Skip to content

“Lidershipi i PS-së, i pazëvendësueshëm”- Rama: Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje, me lojtarë të vjetër e të rinj në fushë, është kërcënim për kthimin e vendit mbrapa

RAMA

Kryeministri Edi Rama në një takim në Dibër në kuadër të procesit për rienergjizimin e PS, është shprehur lidershipi i forcës së tij politike është e pazëvendësueshme.

Rama tha se çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa.

“Vitet që kemi përpara janë të vështirë për të realizuar shumë detyra në të gjitha gradat e shikimit, 360 gradë duhet të përmirësojmë dhe realizojmë gjëra si Shqipëri. Kjo kërkon lidership dhe lidershipi i PS është e pazëvendësueshme. Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa”, tha Rama.

“”