Analisti i njohur, Eduard Zaloshnja ka dhënë një intervsitë për emisionin “Pushteti” në Fax News ku ka folur mbi situatën e krijuar brenda PD-së pas zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar.

Zaloshnja foli mbi sondazhet e bëra sa i takon atyre që shihen si liderë të rinj të partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke thënë se Veliaj dhe Këlliçi kishin përkrahjen më të madhe por vetëm sepse shihen si më të afërt me Ramën dhe Berishën.

“Për të kuptuar sesa figura të tjera mund të jenë që mund të kenë kuota të larta dhe mund të përbëjnë kuotën e lidershipit, duhet të bëhen sondazhe. Në sondazhet e bëra, dy figurat që kanë kuotat më të larta, janë Erion Veliaj nga e majta dhe Belind Këlliçi nga e djathta.

Por për të shkuar tek pyetja e mëparshme, kam bërë edhe një kontroll të simpatizantëve të Veliajt dhe atyre të Këlliçit. Pothuajse të gjithë simpatizantët e Veliajt, janë edhe simpatizantë të Edi Ramës. Pothuajse të gjithë simpatizantët e Këlliçit janë edhe simpatizantë të Sali Berishës. Pra kjo tregon se këta liderët e rinj e kanë përkrahjen se shihen si udhëheqës pranë liderve kryesorë”– u shpreh Zaloshnja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re