BRITANI-Para se të dilte i infektuar me Covid-19, kryeministri i Britanisë  Boris Johnson, ka bërë sjellje të pafalshme në një market iraken në Londër. Ai nuk ka ruajtuar distancën sociale ndërkohë që Britania ishte e prekur nga Covid-19 dhe vetë qeveria kishte marrë masa për parandalimin e saj.

Një videon e bërë virale në rrjetet sociale, ai shihet brenda supermarketit dhe kryen blerjet normalisht pa respektuar asnjë rregull. Më pas qytetarët e kanë dalluar kryeministrin dhe kanë dalë duke i kërkuar foto. Ndëkohë ky i fundit i pashoqëruar nga asnjë person tjetër, ka pranuar të bëjë foto me qytetarët. Por jo vetëm kaq. Johnson u ka dhënë mbi 4 personave dorën.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka marrë sëmundjen vdekjeprurëse nga këta persona por ama ai nuk ka qenë i mbrojtur dhe është treguar i pakujdesshëm.

(A.K.Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko