Pazari i ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do te jene pjese te ndara te qendrës se kryeqytetit. Urbanistet po shohin mundësinë e një lidhje harmonike mes sheshit “Skenderbej”, Pazarit dhe Bulevardit te ri.
 
Shefi i urbanistikes ne bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi tregon se projekti qe do te lidhe Sheshin me Pazarin e ri synon te shtoje hapësirat për këmbësoret, biçikletat si dhe te eliminoje korsite e parkimit ne te dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”. Po ashtu do te ndërhyhet edhe ne shtresat e rrugës.
 
Një projekt i ngjashëm do te zbatohet edhe ne Bulevardin “Zogu i pare”, segmenti ndërlidhës mes qendrës pedonale dhe bulevardit te ri.
 
Për projektin e ndërhyrjes ne bulevardin “Zogu i pare” urbanistet janë ende ne diskutim nëse do te qëndrojnë pllakat e kuqe te vendosura nga kryetari i mëparshëm i bashkisë Edi Rama apo te zëvendësohen me shtresat e gurit te ngjashme me ato te qendrës.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re