Ndërsa përplasjet janë shtuar mes pozitës dhe opozitës për shkak të Teatrit Kombëtar, analisti Neritan Sejamini foli me tone të ashpra kundër shembjes së godinës.

Në “Open”, analisti tha se Teatri Kombëtar është një kujtesë për gjyqet ndaj elitës në kohën e komunizmit.

“Në atë godinë janë bërë gjyqet ndaj elitës në kohën e komunizmit. Ajo godinë mbart memorie historike”- tha Sejamini.

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të qëndrojë gjatë natës me artistët, të cilët prej dy vitesh kundërshtojnë prishjen e godinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re