Skip to content

Lidhje me drogën? Skafi i Tases dyshohet se transportonte lëndë narkotike

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-efektivi i policisë, Arian Tase, që vrau të miturën Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë, mund të jetë i lidhur me trafikun e drogës.

 

Hetuesit kanë dyshime të forta se ish-kolegu i tyre është i përfshirë në organizata kriminale që merren me lëndët narkotike. Madje dyshohet se skafi me të cilin Tase goditi vajzën 7-vjeçare, përdorej për transportin e drogës.

 

Mjeti lundrues është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese. Por Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikoj e lidhjet e tyre pasi besohet se ish oficeri i policisë qëndron pas këtij aktiviteti.

 

Nuk është hera e parë që Arjan Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis.

 

Tase u akuzua për shpërdorim detyre dhe u la në arrest shtëpie. Njëkohësisht, oficeri u pezullua nga detyra derisa të shprehej gjykata.

 

Pak kohë më vonë, prokuroria e pushoi çështjen e nga ana tjetër Apeli i Vlorës e hodhi poshtë pezullimin nga detyra. I liruar nga çdo akuzë dhe i mbrojtur me vendim gjykate, Tase u rikthye në radhët e policisë.

 

Për ngjarjen fundit në Potam, ku ai i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ish-oficeri i policisë akuzohet për vrasje nga pakujdesia, duke rrezikuar dënimin deri në 5 vite burg.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë