Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI, për aferën e inceneratorëve.

 

Mësohet se kompanitë janë pezulluar me urdhër të SPAK. Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar te dhënave në QKB, aktiviteti i tyre ështe pezulluar diten e sotme.

 

Kjo lëvizje e SPAK vjen disa ditë pas denoncimeve publike të bëra nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit denoncoi publikisht se disa kompani fiktive kishin bërë evazion fiskal përmes skemës abuzive të inceneratorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re