Është përmbyllur mbrëmjen e së martës edicioni 2022-2023 i Ligës Amatore të Volejbollit Shqiptar.

 

Dy skuadrat finaliste ajo e “Vizion Plus” dhe “Old School” u përballën me njëra-tjerën, e në fund, me një diferencë të ngushtë pikësh ekipi i “Old School” arriti të rrëmbente fitoren.

 

Pasi fitoi bindshëm ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, skuadra e Vizion Plus ishte shumë pranë titullit kampion, por dy sfidat e tjera nxorën triumfues rivalet e Old School, të cilët ia dolën të rikuperonin gjithçka e në fund të takimit.

 

Liga është organizuar me dy grupe A dhe B. Ekipi i Vizion Plus ishte pjesë e grupit të parë, duke patur një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion. Skuadra kaloi me sukses të gjitha fazat, përfshirë këtu edhe ndeshjet e play-off, e duke dhuruar gjithashtu sfida të bukura plot rivalitet.

 

Volejbolli vazhdon të praktikohet çdo ditë e më shumë si një sport tërheqës, dhe është kjo arsyeja se përse edhe në këtë edicion me organizimin e Federatës Shqiptare te Volejbollit në çdo ndeshje nuk kanë munguar rezultatet dhe rivaliteti me sportistët amatorë që rriten jo vetëm profesionalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re