Liga Arabe i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë lutjet hebraike në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, duke paralajmëruar se veprime të tilla ofendojnë emocionet muslimane dhe mund të provokojnë konflikt më të gjerë.

Liga reagon kështu pas disa ditësh ngjarjesh të dhunshme në Al-Aksa, duke thene se Izraeli kufizoi të drejtën e muslimanëve për t’u lutur në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ndërsa lejoi hebrenjtë ultranacionalistë të hynin në vendin e shenjtë nën mbrojtjen e policisë.

“Kërkesat tona janë të qarta, që Al-Aksa dhe Hamam al Sharif të jenë ato ku muslimanët të luten”, tha ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi.

Kreu i Ligës Arabe, Ahed Aboul Gheit, tha se Izraeli po shkel politikën shekullore, sipas së cilës jomuslimanët lejohen të vizitojnë kompleksin Al-Aksa, por jo të falen atje.

Policia izraelite sulmoi Al-Aksa javën e kaluar gjatë një lutjeje të muslimanëve, duke plagosur të paktën 158 palestinezë dhe duke arrestuar qindra.

Safadi, i cili foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken këtë javë, u takua me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit gjatë turneut të tyre në rajon për të diskutuar lehtësimin e tensioneve në vendin e shenjtë.

Ai tha se kishte marrë garanci se Izraeli do të ndalonte hyrjen e besimtarëve hebrenj në Al-Aksa.

I vendosur në majë të rrafshnaltës së Qytetit të Vjetër, kompleksi Al-Aksa është vendi i tretë i shenjtë i Islamit, dhe është gjithashtu i njohur për muslimanët si Al-Haram al-Sharif.

Hebrenjtë e konsiderojnë atë vendin më të shenjtë në judaizëm dhe besojnë se aty janë fshehur dy tempuj të lashtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re