Lista e Kombëtares për ndeshjet e radhës në kualifikueset e Ligës së Kombeve ka ndryshuar pas dëmtimeve që kanë pësuar tre lojtarë. Në përballjen me Kazakistanin dhe Lituaninë, do të mungojë Thomas Strakosha, Myrto Uzuzni dhe Jon Mersinaj.

Ata janë konsultuar me stafin mjekësor, të cilët nuk e shohin të arsyeshme kthimin e tyre në fushë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, që nga dita e mërkurë po stërvitet portieri Etrit Berisha i cili siguroi lejen nga Spal për të qenë pjesë e këtij grumbullimi. Mesditën e sotme, është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Xhakomo Vrioni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re