“Rikonfimojmë rolin kyç të parlamenteve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE-së dhe per ruajtjen e aspiratës evropiane të popujve te Ballkanit Perëndimor”.

 

Kjo fjali është marre nga deklarata e përbashkët e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, e cila eshte përkthyer dhe publikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqipërisë, ku fjala “aspiratë” që vjen nga anglishtja mund të zëvendësohej me fjalët shqipe, dëshire synim ose shprese.

 

Më tej në përkthimin e publikuar vëmë re se për  të njëjtën fjale “anëtarësimi” njëherë eshte përdorur zanorja “ë” dhe herën tjetër jo.

 

Të tilla raste, kanë bërë që Akademia e Shkencave te ndërmarre nismën e hartimin te një projektligji permbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës Shqipe nga institucionet zyrtare.

 

Gjuhëtari Xhevat Lloshi, pohon se edhe me hartimin e nje ligji per mbrojtjen e Shqipes do te jete i vështire zbatimi i tij nëse nuk krijohen institucione te tjera qe do te mbikëqyrin procesin.

 

Profesor Xhevat Lloshi thotë se si media ashtu edhe personazhet e ndryshme publike duhet te ndërgjegjësohen per të shmangur përdorimin e fjalëve te huaja.

 

Akademiket po punojnë edhe per nje tjetër fjalor te ri, pasi ne gjuhen shqipe kane hyre shume fjale te reja e cilat duhen përshtatur.

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re