Gazment Bardhi e ka konsideruar si “ligj tipik komunist”, draftin e propozuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj për bllokimin e Komisioneve Parlamentare.

Ai u shpreh se ky projektligj i mohon të drejtën opozitës për të ngritur komisione hetimore, duke theksuar se nuk ka në thelb nuk ka kushtetutën, por “mllefin dhe inatin personal të një njeriu që ka humbur arsyen”.

Bardhi u shpreh se “E zezë është zonja që e ka propozuar, i zi është edhe ligji”, duke theksuar se vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte.

“Projektligji, shiko të zonjën që e ka propozuar dhe shiko projektligjin. E zezë është zonja, kolegia që e ka propozuar, i zi është edhe ligji.

Është tipik një ligj komunist që i mohon të drejtën opozitës për të ngritur komisione hetimore. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk ka kushtetutën, por ka mllefin dhe inatin personal të një njeriu që ka humbur arsyen. Shikoni autoret e projekligjit, zi autorja, si edhe ligji”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re