Me 14 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim, mazhoranca ka miratuar në Komisionin e Ligjeve raportin për ngritjen e një Komisioni Hetimor me qëllim shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi: “Vendosim t’i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar shkeljet e kushtetutës nga ana e presidentit të Repubilikës”.

I vetmi anëtar i Komisionit të Ligjeve që votoi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për presidentin ishte Adriatik Alimadhi.

“E bashkoj votën time dhe ju ftoj që këtë raport të Komisionit të Ligjeve. Që ti propozojmë Kuvendit miratimin e këtij raporti duke propozuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha këto shkelje të natyrës kushtetuese. Nëse ky komision hetimor do të konstatojë nëse në të gjithë veprimtarinë e presidentit ka shkelje të rëndë të Kushtetutës ti propozojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit të Republikës”, tha Manja.

Komisioni kishte ftuar për të dëgjuar presidentin Ilir Meta, por ky i fundit kërkoi që të shprehej në datën 10 maj, për shkak të kohës së pamjaftueshme për mbrojtjen dhe për shkak se nuk mund të anulonte axhendën e takimeve të datës 6 maj.

49 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë përpiluan një raport ku kërkuan nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

9 maji është data e fundit kur Kuvendi mund të ngrejë Komisione Hetimore, pasi ligji përcakton që nuk mund të ngrihen komisione 4 muaj para mbarimit të afatit të Parlamentit. Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për kreun e shtetit.

Meta nuk shkon në seancën dëgjimore, Manja: Tentativë të djegë afatet e komisionit

Deputetët e mazhorancës kanë akuzuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit synon q ëtë nxjerrë jashtë afateve punën e Kuvendit për shkarkimin e tij.“Nëse e ngremë komisionin para datës 9 maj, veprimtaria do shtrihet deri në datën 9 Korrik është sërish në përputhje me Kushtetutën. Meta për t’u dëgjuar në datën 10 është kërkesë opozitare, prandaj Meta kërkon në datën 10 se është jashtë afateve. Duhet të jetë i dënueshëm dhe është në vijim të kësaj sjellje, duke anashkaluar, nënvlerësuar Kuvendin e Shqipërisë. Jemi në përputhje me ligjin”,  tha Hyseni.“Metës jo se nuk i ka mjaftuar Koha, por ai duke kërkuar datën 10 maj, ka kërkuar që kërkesën e deputetëve ta nxjerrë jashtë afatit, Pra presidenti ka tentuar që të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve”, tha Manja.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar refuzimin nga ana e kreut të Shtetit Ilir Meta për të mos qenë i pranishëm në seancën e sotme dëgjimore.

” Nuk e di se çfarë axhende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit.

Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej,  Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision.

Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni”, tha Manja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re