Gazetari Armand Shkullaku tha në tryezën e PD për lirinë e medias se ligji anti-shpifje i qeverisë është diçka shumë e rëndë.

Sipas Shkullakut, ky ligj special po bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish, që skandalet të mos dalin në sipërfaqe.

“Ligji është diçka shumë e rëndë. Nuk jemi për ti bërë gjyqin një personazhi si Edi Rama që tani prodhon filma siç e kishte bërë sot.

Premtimi i anulimit të ligjit duhet të kthehet në akt. Ky ligj special bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish që skandalet, si Unaza të mos dalin në sipërfaqe.

Nëse nuk do ekzistonin disa media që veprojnë si qeliza të lira, asgjë nuk do merrej vesh. ERTV është më keq se Zëri i Popullit e cila vjen drejtpërdrejt në kokën e shqiptarëve.

Qeveria dhe bashkia kanë një staf prej 30 vetash ku sjellin lajmin e gatshëm.

Ne nuk lejohemi të marrim pjesë në aktivitetet e kryeministrisë bashkisë dhe tani kanë filluar edhe ministrat. Ju keni mundësinë të na tregoni se informimi është i lirë dhe të gjithë të kenë të drejtë të informohen. Sjellja juaj ndryshe është një mundësi që demokracia funksionon”, tha Shkullaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re