Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi nuk mund të blejnë librat që u duhen për shkollë dhe ku autorët e tyre janë disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj në vend, për shkak të ligjeve kundër vulgaritetit, nënshkruar nga presidenti Putin në vitin 2014.

Alice, një 17-vjeçare e cila duhet të mësojë  vargjet e Eseninit në shkollë, nuk mundi t’i blerjë librat e tij në një librari. Në një intervistë me Radio Free Europe, ajo  rrëfeu  se “stafi i librarisë më tha se nuk ishte e mundur, sepse nuk isha 18 vjeçe”.

Putin nënshkroi Aktin “anti-vulgaritet” në vitin  2014, i cili u ndalon të miturve shitjen e librave që kanë përmbajtje vulgare, edhe pse kurrikula kombëtare parashikon për të mësuar disa nga këto vepra, siç kërkohet.

Ligji përfshin në ndalesë dhe fjalët e përdorura nga poeti i famshëm Aleksandër Pushkin.

Gjigandët rusë si Vladimir Majakovski, Sergei Eesenin dhe Josif Brodski mbahen të fshehtë, shkruan Radio Free Europe.

Natalia Kunshnikova, një mësuese e shkollës së mesme thotë se këto janë vepra që duhen studiuar dhe citon disa prej vargjeve të zgjedhura prej tyre .

Libraritë mund të gjobiten deri në 725 dollarë nëse u shesin të miturve libra me përmbajtje fjalësh të pahijshme.

Në fund, ato që kërkon 17-vjeçarja Alice, blihen nga prindërit e saj dhe ajo i lexon me ëndje, me ç’kanë brenda prej llojit të fjalëve, për t’u përgatitur për shkollë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re