Skip to content

“Ligji i luftës, absurd juridik!” Projekt-deklarata e PDIU, Idrizi: Të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vitesh! Vijon të prodhojë efekte negative

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar projektdeklaratën e tij për heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, e cila është mbështetur nga mazhoranca dhe opozita.

Idrizi tha se kjo projektdeklaratë është dëshmi i politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vitesh në lidhje me një absurd historik të mbështetur nga një absurd histori, siç është ligji i luftës me Greqinë.

Po ashtu ai shtoi se ky ligj vijon të shkaktojë efekte negative mes vendeve dhe është kundër frymës së traktateve të nënshkruar mes dy vendeve.

Idrizi: Projektdeklarata është dëshmi i politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur një zgjidhje pas 84 vitesh në lidhje me një absurd juridike  të mbështetur mbi një absurd historik, sic është ligji i luftës që Greqia mban me Shqipërinë.

Njëkohësisht ajo konfirmon edhe qëndrimin e këtij parlamentit  për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë.

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për të përmirësuar ato.

Ne mbajmë parasysh se dy vendet tonë janë anëtare të NATO dhe në këtë kuadër  bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Kemi mbajtur shënim edhe kontributet tona për paqe. Kemi vlerësuare edhe kontributin e Greqisë në ecjen përpara të proceseve integruese.

Kemi mbajtur parasysh edhe faktin që mes dy vendeve është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë.

Ne vërejmë se ndryshe nga fryma e këtij traktati dhe vullneti politik, ligji i luftës mbetet ende në fuqi dhe  vijon të prodhojë disa nga efektet negative.

Kjo me gjithë vullnetin politik të shprehur publikisht edhe nga përfaqësues të lartë të Greqisë për ta shfuqizuar atë.

 

 

 

 

“”