Profesori i Gazetari-Komunikimit, Mark Marku,, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për projektligjin ‘antishpifje’.

Marku u shpreh se ligji ‘antishpifje’ është një projekt i qartë i Edi Ramës që të mbyllë mediat online, pasi ato kanë bërë denoncime të ndryshme kundër qeverisjes së tij.

“Ka një shqetësim te shoqatat e gazetarëve. Është shqetësim për dy gjëra kryesore. E para, tentohet që të vihen nën kontroll mediat online. I lejohet AMA-s që përmes zyrës së Ankesave të ketë mundësi të bëhet gjykatë e përmbajtjes së medias. Përmes kësaj procedure, mund të gjobiten gazetarë, të mbyllen portale, gjë është në kundërshtim me demokracinë. Nëse ndodh kjo, jemi praktikisht në censurë. Problemi i dytë është se media mund të vetë-rregullohet. Ligji aktual nuk e lejojnë AMA-n të jetë arbitrare, kurse ky ligj mund ta bëjë AMA-n arbitrare. Problem është që prsh një media prodhon një lajm, që ndoshta është problematik, por mund të heqësh lajmin, por jo ta mbyllësh median. Ky ligj shkel lirinë e fjalës. Ne si ekspertë të medias kemi qenë kundër këtij ligji, pasi nëse kalon ky ligj, do jemi vend pa standarde të fjalës së lirë. Kjo duhet të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, por ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Pra, i bie që media të jetë nën kontroll. Ka që janë kundër, ka edhe që nuk janë kundër, sepse ka edhe nga ata që pranojnë skllavërinë”, tha Marku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re