Nisma shumë e debatuar për legalizimin e kanabisit për qëllimë mjekësore do të votohet në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar.

Partia Socialiste thotë se do të ndryshojë të enjten kalendarin e punimeve për të shtuar këtë projektligj, i cili do të kalojë në komisionet parlamentare brenda dy javëve.

Në 13 korrik është programuar të votohet paketa e njohur si “anti-Meta” ose despiunizimit, e cila u nxit nga një dyshim se Ilir Meta mund të ishte i përfshirë. Socialistët janë të bindur se kanë edhe votat e një pjese të opozitës.

Në të njëjtën ditë, në Kuvend është thirrur për të raportuar edhe Autoriteti i Dosjeve, me Genta Sulën, e cila ishte e para që vuri në lëvizje Kuvendin për këtë cështje, pasi kishte marrë informacion se Ilir Meta, ish president i republikës, kishte bashkëpunuar me sigurimin e shtetit.

Kuvendi i dha Autoritetit të drejtë që të hetonte Metën dhe këdo që më parë ishte certifikuar nga komisionet Mezini a Bezhani, duke e hequr barrierën ligjore.

Por deri më tani, autoriteti nuk ka dalë me konkluzion nëse Ilir Meta kishte qënë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Në Kuvend, edhe PD kërkon një lustracion të plotë, por shanset që nisma të miratohet, janë të ulta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re