Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar hapur projektligjin e qeverisë, për censurën ndaj mediave.

Andi Përmeti, nga foltorja e Kuvendit, i drejtoi një kërkesë gazetarëve, ndërsa u shpreh se “Unë sot kamë dy kërkesa publike, për gazetarët.

Ky ligj na prek të gjithëse neve këtu, por edhe të gjithë qytetarët. Bllokojini këta njerëz. Shkoni dhe merreni lajmin vetë, jo tua sjellin me kasetat e propagandës. Bëjeni këtë dhe do ta shikoni si do tiu ulen në gjunjë”.

Më tej, ai i drejtoi një sfidë publike edhe deputetëve të opozitës parlamentare.

“Kërkesa e dytë është është për kolegët e opozitës. Ky është ligj i turpshëm, sot ka ardhur koha që ne te vendosim nëse kemi ardhur për të bërë opozitë apo për tu bërë palë me Ramën. Ju kërkoj të dilni të gjithë jashtë gjatë votimit, është koha të tregoni nëse jeni opozitë”-tha Andi Përmeti.

Ndërsa në fund të fjalimit të tij, Andi Përmeti bëri edhe një veprim tjetër në shenjë proteste. Andi Përmeti tha se ligji i qeverisë ndalon fjalën e lirë dhe në shenjë proteste mbylli gojën me një shami të zezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re