Avokati Spartak Ngjela, gjatë intervistës për Abc News, foli gjithashtu edhe gjyqin që pritet të mbahet me 3 Mars për vulën e Partisë Demokratike. Avokati tha se ligji njeh vetëm Alibeajn për vulën e PD-së. Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit do të vendoste në favor të Berishës, do të ishte në shkelje të ligjit.

“Këtë e ka njohur një gjyqtar që ka shkelur ligjin sepse personi juridik që ishte PD, e njohur që në 91 nga një gjykatë. Duhej brenda strukturave të tyre të dilte një kryetar i ri. Jashtë strukturave të tyre se pranon ligji. A u bën zgjedhjet e 6 bashkive? Pse nuk mori pjesë PD e Saliut? Pse nuk e regjistroi KQZ.

Nëse ata do t’i japin person juridik Saliut, rrezikon për burg gjyqtarët. Është vendim haptas i paligjshëm. Deri tani nuk kanë çfarë i bëjnë shkallës së parë se nuk është vendim i formës së prerë. Ta zëmë se Saliu merr Apelin, e merr dot gjykatën e lartë? Po Apeli e bën dot këtë si është gjykata e lartë sot që nuk kontrollohet nga askush.

Nëse Apeli e bën, gabon rëndë sepse këta që e kanë atakuar nga shkalla e parë në të dytën, e çojnë edhe në Gjykatë të Lartë. Pastaj le të bëhen zgjedhje. Gjykata e lartë është e detyruar ta marrë sa më shpejt të jetë e mundur në konsideratë gjykimin. Nëse Apeli rrëzohet nga gjykata e lartë dhe e shkallës së parë, të dy gjykatat rrezikohen për shkelje të ligjit.

Duhet të jenë koshient që ligji njeh Alibeajn, është puna e PD që është formuar në vitin 1991. Pra, do të shikojmë nëse do të vazhdojë Shqipëria me palaço të tilla me pushtetin gjyqësor. Nuk besoj“, tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re