Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat po diskutohet mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për ‘Lojërat e Fatit’ në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka qenë kundër këtij ligji, i cili sipas tij do të thotë “hapje pa duar” e lojërave të fatit.

Sipas Braçes është më mirë që ky treg  të jet monopol i shtetit, sepse me ligjin e ri ka ende shumë hapësira ku organizatat kriminale të fusin duart.

“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet” tha Braçe ndër të tjera.

Kryetari, Eduard Shalsi ka replikuar me kolegun e tij duke theksuar  se është shumë e vështirë që këtë treg ta komandojë 100% shteti për disa arsye, ndërsa pranoi se sa i përket formalizimit është e pamundur të formalizohet 100%.

“Ky treg e pamundur të formalizohet 100%, të formalizohet aq sa është e mundur

Duhet një kohë e konsiderueshme dhe kapacitete financiare, nëse duam platforma reale  monitoruese, që shteti t’i marrë në kontroll.

Unë mbështes iniciativën e qeverisë, për këto ndryshime të shpejta, sikundër thash që ligji ka probleme. Rregullime janë. Ka nevojë për një ligj të ri.

Nuk po e hapim pa duar, por po marrim disa masa” tha Shalsi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re