Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në një intervistë për Fax News, ka folur në lidhje me ligjin për referendumet, i dorëzuar prej tij në Kuvend. Shehi e quajti këtë një ligj të vonuar, për shkak se duhet ti jepet më shumë mundësi qytetarëve që të jenë pjesë e demokracisë direkte.

Shehi u shpreh se referendumet do të duhet të jenë në dy nivele, lokale dhe kombëtare, ndërkohë që u shpreh se do të ketë kufizime, që referendumet të mos e humbasin seriozitetin.

“Ne nuk e kemi dorëzuar tani, por për shkak të burokracive, jemi vonuar pak. Ligjin jemi munduar që ta përmbledhim në mënyrë sa më të mirë. Kemi menduar që këtë radhë ta shtyjmë me sa mundësi që të kemi përpara, këtë ligj e kanë përgatitur organizata partnere me LZHK-në, do të shohim se deri ku do ta shtyjmë.

Kemi kohë më shumë që ta promovojmë këtë ligj, dy vite më parë u shty për shkak të procesit zgjedhor. Ligji iu shton të drejtat shqqiptare, nuk i hap rrugën ideve të aventurës, dhe protagonistëve që duan të krijojnë situata. Unë nuk jam konstitucionalist apo jurist për këtë punë, por nga eksperienca e gjatë në politikë, unë konsideroj që duhet që situata të caktuar të vendosen përmes demokracisë direkte.

Çfarë ndodh tani, Edi Rama i fut ndonjë rrugë poshtë derës shqiptarëve, është palaçollëk. Si mund të legalizosh kanabisin pa pyetur qytetarët, duhet të marrim ca vendime ne qytetarët. Ka dy lloj nivelesh, 5 mijë firmash për referendumet lokale, dhe 20 mijë për referendumet kombëtare. Ideja është që të ketë një kufi, për ta futur në një linjë serioziteti këtë proces”, u shpreh Shehi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re